Fundjavën që lamë pas, këngëtari i njohur Erik Lloshi i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë me partneren e tij, Rominën.

Në dasmën ku mernin pjesë shumë këngëtarë, miq të Erikut të cilët ndezën atmosferën, nuk mungoi edhe një këngë nga vetë dhëndri i cili mori mikrofonin dhe i këndoi partneres së tij.

Mirëpo sot, përmes një postimi në InstaStory Eriku ka zbuluar se ka gati një këngë që ia dedikon bashkëshortes së tij të cilën do ta këndojë për herë të parë në "Maratonën e Këngës".

“Sonte në “Maratonën e Këngës”, për të kënduar “Peng i dashnisë” që i kushtohet bashkëshortes time dhe shumë shpejt del dhe video e këngës.”– shkruan këngëtari.