Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka festuar sot 39- vjetorin e lindjes. Por kjo ditëlindje ka qenë ndryshe për lali Erin i cili dy muaj më parë u bë baba për herë të parë.

Në një foto të veçantë familjare të publikuar në Instagram, Veliaj ka zgjedhur të falenderojë të gjithë miqtë e tij për urimet, krah bashkëshortes Ajola dhe djalin e tyre të vogël, Kajanin.

"Shumë faleminderit të gjithëve për urimet, jeni një bekim i vërtetë. E çmojmë përditë mbështetjen tuaj e ju duam pafund – Eri, Ajo & Kai", shkruan Veliaj.