Aktori i humorit Ermal Mamaqi ka festuar dje ditën e lindjes. Ai nuk e fshehu për asnjë çast lumturinë për ditën e tij më të rëndësishme.

Ermali ndau në rrjetet sociale çastet e bukura të festimeve, por ajo që u cilësua si më epikja është videoja që regjistroi enkas për partneren e tij Amarda Toska.

Teksa ajo është pa mendje, Ermali shkon më vrap ta puthë dhe ta përqafojë, ndërsa Ami ende nuk kupton se çfarë po ndodh.

"Jam i lumtur…

Në jetë, kam kuptuar se më e rëndësishme se të kërkosh gjërat që do, është të vlerësosh ato që ke.

Jam falenderues për çdo minutë të jetës time.

Faleminderit për urimet tuaja dhe faleminderit që më lejoni të jem pranë jush nëpërmjet vëmëndjes që më jepni.

Ju dua", shkruan Ermali në videon që po bën xhiron e rrjetit.