Pas suksesit të filmit komedi "Dy gisht mjaltë", Ermal Mamaqi do të sjellë një film të dytë.

Lajmin e ka dhënë vetë moderatori përmes një postimi në rrjete sociale ku shfaqet me grupin e punës dhe shkruan:

"Gati për fillimet e xhirimeve të filmit tjetër. Së shpejti një tjetër Komedi në Kinema".

Këngëtarja Elvana Gjata nuk do të jetë sërish pjesë e filmit të Mamaqit, pasi ajo është zëvendësuar nga aktorja Arjola Demiri.