Ermal Meta iu kthehet gazetarëve shqiptarë: Mos spekuloni mbi jetën time!

13/02/2018 - 15:40

Pas fitores së Festivalit të Sanremos 2018 nga këngëtari Ermal Meta, nuk kanë qenë të pakët gazetarët apo analistët shqiptarë që e kanë sulmuar atë për "mos mirënjohje e mungesë falenderimi ndaj vendit të tij origjinës".

Disa madje duke iu referuar këngës së tij "Letër babait tim" kanë abuzuar duke e lidhur këtë këngë me përgjigjen që kantautori shqiptar i dha një gazetari italian në lidhje se cfarë i kujton teksti i këngës fituese të Sanremos 2018.

Ndaj sot, kantutori shqiptar ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku i jep përgjigje të gjithë atyre që abuzojnë me artin e tij.

"Mesazh për të gjithë gazetarët shqiptarë:
Mos spekulloni mbi jetën time, ju nuk dini asgjë nga jeta ime. Kur në atë intervistë përdora fjalën “bastard” nuk thash asnjë emër. Mos e shtoni ju atë emër sepse gaboni rëndë jo vetëm me mua por edhe me familjen e personit për të cilin po shkruani ose po flisni.
Kënga që fitoi festivalin e Sanremos është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Shpresoj mos te lexoj më gjëra të tilla.
Falemnderit për vëmëndjen.
Ermal Meta"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Rudina” Drejtori i Programacionit të “TV Klan”, Albert Dumani.

Aktori i famshëm turk Kivanç Tatlitug së shpejti do të vizitojë Shqipërinë dhe këtë e bëri të ditur Drejtori i Programacionit të “TV Klan

Fansat kanë sulmuar me komente Kylie Jenner në një nga fotot e fundit që ajo ka postuar në Instagram pasi ka dështuar haptazi me Photosho

Më 19 prill, Nora dhe Era Istrefi publikuan bashkëpunimin e parë i cili është pritur mjaft mirë nga publiku.

E cilësuar si një nga vajzat më të bukura shqiptare, të gjithë janë kureshtarë mbi kujdesin që ajo tregon ndaj vetes, ndërhyrjeve estetik

Ish-miss Shqipëria, Egla Harxhi dhe partneri i saj francez Alexander Ale del Basseville kanë qenë prej muajsh në vëmendje të mediave për

Tashmë të gjithë e dimë se Lionel Messi është martuar me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonela Rocuzzo me të cilën ka tre fëmijë.

E ka pranuar gjithmonë që nuk është këngëtar por disa këngë të publikuara nga aktori i humorit, Bes Kallaku kanë rezultuar hite shumë të

Enca është një nga këngëtaret më të komentuara në tregun muzikor shqiptar.