Në një postim në Instagram, moderatori dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi, ka bërë të ditur se i ftuari i radhës në “Xing” është presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Mos u habisni shumë, po flasim për një aktor humori i cili i argëton gjithmonë ndjekësit e tij me postimet komike që bën.

Teksa publikon foton e realizuar përmes “photoshop”, Ermali shkruan: “I ftuar këtë javë në “Xing me Ermalin”, Trump djali!  E bëra një emision me Trumpin por nuk do e nxjerr se ka dal kot. Sidoqoftë ju bëni pyetjen tuaj, pyetjet më të bukura marrin vizën amerikane.”