“Dhjetë vjet së bashku kanë qenë të mrekullueshëm, kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ne kemi qenë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit”. Eros Ramazzotti dhe Marica Pellegrinelli kanë lajmëruar përfundimin e martesës së tyre në një intervistë për Ansa-n.

“Jemi shumë të qetë për zgjedhjen tonë dhe do vazhdoni të na shihni shpesh bashkë. Marrëdhënia jonë përfundoi por dashuria që ka qenë mes nesh është transformuar, por ende qëndron. Do t’ju lutemi shumë, për qetësinë e fëmijëve tanë të respektoni privatësinë, siç i përshtatet kësaj kohe të ndarjes sonë”, ka thënë çifti.

Eros 55 vjeç dhe Marica 31 u njohën në vitin 2009 dhe u martuan më 6 qershor 2014 në Milano. Nga martesa e tyre kanë lindur dy fëmijë, Raffaela Maria 8 vjeçe dhe Gabrio Tullio 4 vjeç.