Në muajin maj, këngëtarja Jonida Maliqi do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin "Eurovision", që do të mbahet në Tel Aviv në Izrael.

Vetëm disa ditë para nisjes së festivalit, mediat izraelite i kanë dedikuar një kronikë vendit tonë ku sipas "Gazetës shqiptare", ata ironizojnë shqiptarët. 

“Nëse pyet një shqiptar për këngët e preferuara në Eurovision, do të përgjigjet “Mu prish gjiza”, që nënkupton se nuk i intereson fare”, thuhet në televizionin KAN. Në kronikë, shqiptarët përshkruhen si ballkanas që i bëjnë klipet e tyre me makina të shtrenjta dhe kështjella.

Madje, gjatë kronikës përmendet edhe dalja e vendit tonë nga komunizmi. Moderatorja shprehet se ka pak shqiptarë nëpër botë, megjithatë ata klikohen mbi 100 milion herë pasi dinë si të bëjnë marketing.