Eva Longoria: Kam qenë viktimë e bullizmit, një kolege më doli në krah

09/09/2019 - 21:25

“Shtëpiake të dëshpëruara” është një nga serialet më të pëlqyer nga të gjithë në mbarë botën. Ai ka përfunduar në vitin 2012, por shumë njerëz vazhdojnë ta duan dhe ta rishohin edhe pas shumë vitesh. Eva Longoria aktorja që ka interpretuar rolin e Gabrielle, ka rrëfyer për herë të parë se ka qenë viktimë e bullizmit në set gjatë kohës që ka xhiruar serialin.

Eva shkroi një letër në mbështetje të koleges së saj Felicity Huffmann (Lynette), e cila po akuzohet për korrupsion në kolegjin e së bijës. Mes të tjerave ajo tregoi se ka qenë viktimë e bullizmit nga një koleg/e i/e saj në sheshxhirimin e “Shtëpiakeve të dëshpëruara” dhe ka qenë Felicity, ajo që i ka dalë në mbrojtje dhe e ka ndihmuar.

“Ishte një kohë kur kam qenë viktimë e bullizmit nga një person që punonte me mua. I kisha frikë ditët që më duhej të punoja me atë njeri sepse ishin torturë. Derisa një ditë, Felicity i tha atij/asaj ‘mjaft’ dhe unë shpëtova. Felicity e ndjeu që unë isha e mbushur me ankth, edhe pse unë nuk iu ankova kurrë askujt lidhur me këtë abuzim”, - është shprehur Eva, duke mos zbuluar emrin e personit që është tallur me të.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Delinda Zhupa ishte një nga ikjet më të fundit nga "Portokallia" për një projekt të ri në Tv Klan.

Këngëtarja Nicole Scherzinger fitoi famë si liderja e grupi të vajzave "Pussycat Dolls" duke shitur 15 milionë albume dhe 40 milionë këng

Keira Knightley është bërë sërish nënë. Eventi i bukur ka ndodhur disa ditë më parë dhe është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e kulturës, Fjodora Fjora, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë emocio

Prej disa javësh, në media qarkulloi lajmi se moderatorja e njohur e “InTV”, Fatma Methasani ishte në pritje të ëmbël të fëmijës së parë

Sot me mijëra fëmijë në gjithë Shqipërinë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës e të tjerë u rikthyen pas disa muajsh pushime.

Ditën e sotme ka nisur sezoni i ri mësimor dhe të shumtë janë vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Në shtator jo vetëm nxënësit përgatiten për fillimin e shkollës por edhe njerëzit e ekrtanit për startimin e sezonit të ri televiziv.

Getoar Selimi mund të cilësohet si një nga meshkujt më me stil të showbiz-it shqiptar, sepse gjithmonë është treguar shumë i kujdesshëm p

Princi Harry feston sot më 15 shtator 35-vjetorin e lindjes.