E keni menduar ndonjëherë që reperi i njohur, Stresi dhe motrat Vjollca të kenë lidhje familjare me njëri-tjetrin?

Ndoshta po çuditeni nga çfarë po lexoni por i gjithë ky dyshim është ngritur pas një komenti të reperit në foton e moderatores, Luana Vjollca.

"Familja ime", shkruan ai në foton e postuar një ditë më parë nga Luana në Instagram ku shfaqet krah motrave dhe nënës së saj teksa pushojnë në Dhërmi.

Stresi ka qenë i pranishëm dhe në dasmën e çiftit, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, ku në postimin e bërë e ka cilësuar këtë të fundit si pjesë të familjes.