Lajme të reja nga Danjeli dhe Fotini. Çifti shumë i dashur për të gjithë, që u bë i njohur në “Big Brother’ shumë shpejt do të bëhen prindër. Lajmin e bukur për të gjithë e ka dhënë vetë ata nëpërmjet një postimi në profilin e tyre të përbashkët në Instagram.

“Lafoda family”, shkruhet në foton e postuar prej tyre, teksa shihen shumë të lumtur krah njëri- tjetrit dhe duke prekur barkun. Ky vit padyshim mund të konsiderohet si më i mbari për Danjelin dhe Fotininë. Ata fituan “Big Brotherin”, fituan dashurinë e njëri- tjetrit, e ndërsa pritet që familja e tyre të zgjerohet edhe me një anëtar më shumë.