Moderatorja Luana Vjollca është ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale. Fansat e saj e kanë treguar se janë më të ‘çmendurit’ dhe se do të bënin gjithçka për t’i treguar asaj fiksimin ndaj saj.

Së fundmi njëri prej tyre ka qethur flokët në atë mënyrë duke vizatuar fytyrën e moderatores. Duket se kjo surprizë i ka pëlqyer shumë Luanës, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një video të cilën e shoqëron me shkrimin: “Wow. Nuk më besohet”.

Kjo nuk është hera e parë që moderatorja surprizohet në këtë mënyrë, pasi ka pasur nga ato raste kur fansat e saj kanë gdhendur në trupin e tyre emrin e saj.