Një fanse u arrestua të dielën jashtë shtëpisë së Justin Bieber dhe Hailey Baldwin në Beverly Hills. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj për gruan. 

25-vjeçari dhe gruaja e tij 21-vjeçare kanë vetëm pak ditë që janë shpërngulur në shtëpinë e re 8.5 milionë dollarëshe në Beverly Hills.

E dyshuara kishte vendosur një shami në kokë dhe syze për tu maskuar. Para se të arrestohej, ajo po fliste në telefon me dikë pikërisht kur ndodhej përballë shtëpisë së ciftit.

Ajo u kap nga një oficer që patrullonte zonën, i cili dyshoi se ajo kishte qëllim të hynte në shtëpinë e Bieber.