Muajt e nxehtë të verës janë stina e preferuar edhe e dasmave për futbollistët e Kombëtares shqiptare. I fundit që ka vendosur të shkëmbejë unazat është Ermir Lenjani, i cili kurorëzoi me fejesë dashurinë e tij me bukuroshen Hermelinda.

Lajmin e zyrtarizoi vetë ish-mbrojtësi i Ren, i cili postoi foto të ceremonisë së fejesës. 27-vjeçari duket i veshur mjaft shik përkrah të fejuarës së tij që ka zgjedhur një fustan të kuq. Ne nuk na mbetet veçse t’i urojmë kampionit kuqezi jetë të lumtur dhe të trashëgohet.