Fernando nis shkollën, Çiljeta i dedikon fjalët emocionuese: Dukesh si babai yt

16/09/2019 - 14:45

Sot me mijëra fëmijë në gjithë Shqipërinë u ulën për herë të parë në bankat e shkollës e të tjerë u rikthyen pas disa muajsh pushime. Në këtë ditë nuk munguan urimet e shumta nga ana e prindërve që i ndiejnë emocionet njësoj si fëmijët e tyre. Personazhet e njohur nuk kanë nguruar të ndajnë edhe foto në rrjete sociale shoqëruar me nga një dedikim dhe më i veçanti mund të themi se ishte ai i Çiljetës.

Djali i këngëtares ka nisur klasën e parë dhe sigurisht që emocionet për Çiljetën kanë qenë të shumta. Ajo ka publikuar në "Instagram" një foto të Fernandos në shkollë dhe disa të tjera që nga koha kur ai ka qenë bebe.

Bashkangjitur tyre Çiljeta ka shkruar:

"Biri im dhe shoku im. Nëse Zoti do më lejonte të zgjidhja një djalë nuk ka dyshim se do të zgjidhja vetëm ty, duket sikur ishte dje kur të kam lexuar dhe të kam parë duke luajtur. Sot shikoj një pjesë të vogël të vetes time tek ty në mënyrën si sillesh dhe si i bën gjërat. Edhe pse pjesën më të madhe e ke marrë nga babai yt, mënyrën si dukesh dhe karakterin tënd të fortë si një burrë i madh… Jam mirënjohëse që Zoti kishte planifikuar që të ndihmoja djalin tim të bëhej një zotëri i vogël. Vit të mbarë shkollor dashuria e mamit".

Fernando është djali i vetëm i këngëtares, ndaj lidhja që ajo ka krijuar me të është shumë e fortë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e korona

Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashk

Pak kohë më parë, reperi Gold Ag i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.