Feston 45-vjetorin e lindjes, Aurela Gaçe tejet origjinale në urimin që ka për veten (FOTO)

16/10/2019 - 15:14

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe feston sot ditëindjen e saj të 45-të. Në këtë përvjetor Aurela ka zgjedhur t’i bëjë vetes një urim të veçantë dhe mjaft origjinal, ashtu siç vetë këngëtarja është.

Me një foto nga palestra, e djersitur, me doreza në duar dhe pa grim, këngëtarja shkruan se në këtë mënyrë kanë kaluar 45 vite për të, ndërsa uron të jetë për të parë fëmijët e saj të rriten dhe të jetë pranë tyre në momentet më të vështira dhe të bukura të jetës.

"Sot ,45 vjeç. Mund të kisha zgjedhur çdo lloj foto për këtë ditë, por kjo me "doreza" në duar është simboli i të jetuarit për mua. Kështu, e djersitur, pa maskën e përfituar nga grimi, duke luftuar për më të mirën, për të realizuar veten, për të ndërtuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje….. kështu i kalova këto 45 vjet….e tani, pa i hequr "dorezat" nga duart , uroj te jem sa me gjatë pranë familjes sime të shtrenjtë. Ky është i vetmi urim që i bej vetes është, të jem këtu, të shoh fëmijët të rriten, të jem me vajzat në hapat e vështirë e të bukur të jetës. Të jem pranë fëmijëve të mi, ashtu siç prindërit e mi ishin e janë me mua. Kaq dua vërtetë, vetëm jetë. Po të kemi jetë e shëndet, pastaj të tjerat dihen….."dorezat" në duar, e forca përpara"- shkruan Aurela.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Çifti shumë i famshëm, Angelina Jolie dhe Brad Pitt u divorcuan 3 vite më parë, mirëpo asnjëherë s’kanë mundur të shkëputen plotësisht pë

Një rrëfim mbi të kalurën e Angela Martini dhe nënës së saj është përmbledhur në një libër i shkruar nga vetë modelja, “Dashuri, Shpresë,

Seriali i famshëm televiziv “Friends” duket se do të rikthehet 25 vite, pasi u shfaq për herë të parë në televizion, duke plotësuar kësht

Çagatay Ulusoy, aktori turk i cili u bë i famshëm në Shqipëri me rolin e tij si "Sarp" në serialin "I infiltruari", pothuajse nuk njihet

Demi Lovato duket se po gjen qetësi pas problemeve me drogën, ku për pak humbi jetën nga mbidoza rreth 1 vit më parë.

"I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka".

Kim Kardashian së shpejti do të hedhë në treg bashkëpunimin e dytë me grimierin shqiptar, Mario Dedivanoviç.

Prej disa kohësh përflitet se moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me bashkëshortin e

Modelja e njohur, Angela Martini, ka shkruar një libër të quajtur “Dashuri, shpresë, dritë”.

“E konsideroj veten një të droguar”, kështu rrëfen aktorja e njohur Jamie Lee Curtis, tashmë në moshën 60 vjeçare, në një intervistë të g