Akuzat për mashtrimin e çiftit zvicerian që e kanë vënë në qendër të vëmendjes reperen Loredana Zefi prej disa ditësh, bënë që ajo të anullonte të gjitha koncertet e saj.

Lajmin e trishtë këngëtarja e dha përmes një postimi në Instagram. Por Loredana ka marrë mbështetjen e këngëtares Fifi. 

“Loredana, edhe pse nuk njihemi personalisht, si nga Ferizajt që jemi të dyja, sido që do shkojë kjo histori, e ke mbështetjen time, vajzë! Unë jam me ty!,”-ka shkruar Fifi në InstaStory.