Fifi tregon kushtin që i vendosnin meshkujt për t'i folur

Postuar: 15/04/2018 - 13:40

Këngëtarja dhe kantautorja shqiptare, Fifi njihet për hitet muzikore që sjell vazhdimisht, për natyrën energjike si dhe për format e kolme që ka.

Në një intervistë për ‘Why Not’ nga Roza Lati, ajo tregoi se si është në marrëdhënie me meshkujt, ku shumë prej tyre i kanë vënë kusht që të dobësohet për të vazhduar komunikimin.

Fifi: Unë mendoj që po të isha e dobët, do kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin. Unë jam Fifi se njerëzit më kanë pranuar për atë që jam dhe për atë që kam dashur të jap dhe ai individ mashkull, femër çfarëdo që të jetë, nëse nuk më pranon kështu si jam, atëherë nuk është problemi im.

Lati: Si është Fifi në raporte sentimentale?

Fifi: Vdes me m’rrejt. Nëse më gënjen, më mirë ik.

Lati: Çfarë çmendurie ke bërë në raport sentimental?

Fifi: Akoma asgjë. Çmenduria më e madhe që kam bërë është muzika.

Lati: Po nëse të vendos ndonjë djalë kusht. Po nuk re 30 kg për një muaj, ne nuk merremi më bashkë?

Fifi: Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk e kam patur kompleks se jam e trashë.

Lati: Princin e kaltër si e do, mbipeshë apo nënpeshë?

Fifi: Rëndësi ka ti ketë trutë në kokë./oranews/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, aktori i njohur i humorit Bes Kallaku ishte pjesë e rubrikës "Për drekë me mua" në emisionin "E diela shqiptare", ku pe

Reperi i famshëm amerikan Marshall Mathers, i njohur me emrin e skenës Eminem, festoi 10 vjetorin që nuk ka pirë alkool. 

   Ajo shquhet për format e saj provokuese dhe gjithashtu për pozat seksi.

   Rita Ora dhe Dua Lipa konsiderohen si dy prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në botë.

   Roza Lati ka treguar në Thumb detaje nga një sherr që ka pasur rreth dy vite më parë me Luana Vjollcën, teksa kjo e fundit e kishte ft

Sinan Hoxha, këngëtari i dashur për publikun ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për familjen e Zenunit dhe Bu

E ftuar në emisionin "Thumb", moderatorja e njohur Roza Lati ka treguar momentin kur është ngacmuar seksualisht nga drejtori artistik i t

Prej më shumë se një viti Almeda Abazi dhe aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, kurorëzuan ne martesë lidhjen e tyre të dashurisë, n

Dihet tashmë që Almeda Abazi ka ndërtuar jetën e saj në Turqi ku edhe jeton prej vitesh.