"Forbes" ka publikuar listën e këngëtarëve me fitimet më të mëdha për vitin 2018 dhe në krye qëndron Jay Z, i cili ka marrë fronin si mbreti i muzikës hip hop.

Bashkëshorti i divës së muzikës, Beyonce, sipas Forbes ka një pasuri prej 76.5 milionë dollarë. Ai publikoi albumin "4:44' në vitin 2017 ndërsa në këtë vit do të sjellë albumin e aprë më bashkëshorten Beyonce titullar "Everything is Love". Gjithashtu çifti i famshëm është në një tur botëror që i ka siguruar shumë fitime.

Pas Jay Z, qëndon Diddy me pasuri prej 64 milionë dollarë. Ishte Diddy që kryesoi listën për 3 vite me rradhë, ndërsa tani kaloi në vendin e dytë, i ndjekur nga Kendrick Lamar, Drake dhe J. Cole.