Fjodora Fjora mes lotësh flet për djalin: Është një luftë e madhe rritja vetëm!

16/09/2019 - 20:13

Gazetarja dhe moderatorja e njohur e kulturës, Fjodora Fjora, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e ditës së parë të parashkollorit të djalit të saj, Alteos.

E emocionuar edhe në studio, gazetarja tregoi se ndihet çuditshëm tanimë që Alteo është më i rritur, pasi ky i fundit jo vetëm që e kupton më shumë, por përpiqet edhe të kujdeset për të.

Sa i përket vështirësive të rritjes së djalit si mama “single”, ajo tha se marrja e vendimeve për të ardhmen e tij është sfida më e madhe. Fjodora pranoi se ka patur raste edhe kur ka qarë, pasi ka menduar se nuk ka vepruar si duhet në situata të caktuara gjatë edukimit të të birit.

Ajo e konsideroi “një luftë të madhe” rritjen e fëmijës vetëm, kjo edhe për shkak të angazhimeve të shumta e mungesës së kohës, megjithatë nuk ngurroi të shprehte mirënjohjen ndaj prindërve dhe njerëzve të tjerë që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim të sajin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktori i humorit, Flrojan Binaj ka dalë kundër rregullave të kryeministrit Edi Rama, të cilat sipas tij nuk do lejojnë përhapjen e korona

Këngëtarja Era Istrefi dhe britaniku Julian Perreta janë përfolur për një lidhje me njëri-tjetrin, duke qenë se shiheshin shpesh së bashk

Pak kohë më parë, reperi Gold Ag i dha fund beqarisë me një ceremoni shumë të thjeshtë dhe private.

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.