Fjoralba Ponari rrëfeu për herë të parë për publikun sot në “Wake Up”, detaje nga jeta e saj private.

Ajo tha se prej kohësh tashmë është në një marrëdhënie, që preferon ta mbajë larg medias, edhe pse herë pas here ajo poston foto në rrjetet sociale me partnerin e saj.

Gjithashtu bukuroshja e ekranit të Top Channel sqaroi edhe të vërtetën e lajmit të para pak ditëve ku thuhej se ajo ishte përfshirë në një aksident automobilistik. Në të vërtetë, bëhet fjalë për disa xhirime të emisionit “E Diell”.