Këngëtari dhe kompozitori i njohur, Flori Mumajesi, në një postim në Instagram ka shpërthyer ndaj këngëtarit grek Notis Sfakianakis, i cili pritet të mbajë një koncert në Tiranë më 24 maj.

Flori ka postuar një video, ku një prej pjestarëve të partisë nacionaliste greke "Agimi i artë", shan gjithë urrejtje këngëtarë dhe futbollistët shqiptarë që janë bërë të njohur në Greqi e më pas shfaqet Sfakianakis, i cili mbështet haptazi këtë parti si të vetmen rrugë shpëtimi në shtetin helen.

"Ku je tani o deputeti i partisë "Agimi i Leshit" që më shan shqiptarët në parlamentin grek? Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët", shkruan Flori.