Aktori i humorit Florian Binaj ishte i ftuari i parë në emisionin me të ndjekur “Në Kurthin e Piter Pan” që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Tv Klan.

Fëmijët nuk nguruan t'i bënin pyetje nga më interesantet dhe pikante. Binaj, tha se kishte përvjetor me bashkëshorten e tij dhe e la atë për të ardhur në emision. “Dje kisha përvjetorin e 15 të lidhjes dhe e lashë dhe erdha këtu për tek ju”.

Ai gjithashtu, tregoi se i ka shumë qejf fëmijët dhe dëshiron të jetë babai i 5 fëmijëve.

“Vdes të kem shumë fëmijë, 2 i kam dhe dua të kem dhe 3 të tjerë, dua të kem 5 fëmijë…”

Ti ke shumë vite që bën rolin e policit tek “Portokallia”. Si i ke marrëdhëniet me policinë, merr shumë gjoba?

Këto vitet e fundit i kam shumë të mira marrëdhëniet, po më përpara policia më kishte shumë inat.

Duke qenë se aktori imiton një pjesë të politikanëve nuk munguan dhe pyetjet për ata.

Kush e ka kokën më të madhe ti apo kryeministri?

Kokën më të madhe e ka ai që ka bërë këtë pyetjen…

A jeni xheloz?

Patjetër që jam xheloz, sepse të gjithë kemi xhelozi, disa e shfaqin disa jo, por unë kam xhelozi të shëndetshme. Pa xhelozi nuk ka dashuri.

Por në fund, bashkëshortja e tij, erdhi në studio duke i bërë Florit një surprizë./tvklan.al