Floriana Garo në “Pushime on Top”, tregon planet për dasmë

18/08/2018 - 22:23

   Floriana Garo ka rrëfyer në emisionin “Pushime on Top” jetën si mama, historinë e dashurisë me avokatin e njohur në Zvicër dhe planet për një dasmë të madhe në Shqipëri.

Bukuroshja e njohur ka zgjedhur të kalojë pushime në bregdetin e bukur të Borshit.

“Po e shijoj shumë këtë kohë që po kaloj me vajzën time, duke u lidhur më shumë me të, duke u kujdesur më shumë për të këtu pasi kemi qenë bashkë me njëra-tjetrën. Vajza është gjëja më e rëndësishme në jetën time, po kaloj pushime të gjata dhe doja që të rrija me të në ajrin e detit të Shqipërisë” tha Floriana.

Ajo tregoi se pasi është bërë nënë ka ndryshuar gjithçka në jetën e saj.

“Nëse unë më përpara kam bërë gjithçka për veten time, tani unë nuk jam më e para, tani gjithçka e bëj për të. Vajza do një përkushtim maksimal. Unë i këndoj, kam mësuar të thur vargje për të. Unë këndoj “Qengji vogël” dhe ajo e pëlqen”, tha ajo.

Floriana tregoi se dëshiron një familje të madhe dhe për këtë duket se ka gjetur edhe dakordësinë e bashkëshortit të saj.

“Unë doja vajzë ndërsa Enisi donte djalë. Unë dua që të kem edhe një fëmijë ndërsa Enisi do që të kemi tre. Se di nëse do tia dalim por këto janë dëshirat” tregoi me humor Floriana.

Shtatzënia solli edhe ndryshime në pamjen e jashtme të bukuroshes së njohur. “Unë shtova 27 kg dhe I premtova vetes se do të kthehesha sërish në format e mëparshme dhe pothuajse ia kam dalë” tha ajo.

Duke u ndalur te historia e dashurisë me Enisin, Floriana tregoi për herë të parë se ku është njohur me avokatin që rrëmbeu zemrën e saj.

“Unë jam njohur me Enisin në Portofino. Ne po planifikojmë për vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë. Unë jam martuar me Enisin, kemi bërë një ceremoni, tani duam të kemi diçka me njerëzit tanë. Kënga që na personifikon ne të dyve është “Love in Portofino” tregoi Floriana.

Jeta e re në Gjenevë duket se nuk ka qenë e lehtë për Florianën. “Ka qenë e vështirë, një jetë e re, një kulturë e re, një vend i ri, një mentalitet I ri. Njerëzit janë shumë diskretë, shumë më të mbyllur, më konservatorë dhe ka qenë një sfidë për mua. Unë nuk mund të isha modeli i gruas që thjeshtë do të rrija e do të shijoja. Enisi është kujdesur që mua të më krijonte një hapësirë për t’u përshtatur”, tha Floriana e cila është angazhuar në sipërmarrjet që bashkëshorti i saj ka në Zvicër. /tch

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë 11 vite bashkë dhe janë ndër çiftet më të dashura showbiz-it.

Ajo është një nga gazetaret më të njohura në vend që ka ditur gjithmonë të jetë në fokus të mediave, jo vetëm për shkak të angazhimit pro

Selena Gomez është rikthyer në mediat sociale pas një mungese katër mujore, për t’ju uruar fansave të saj një vit të ri të lumtur.

"Dua të të bëj të lumtur" do të vazhdojë të mbetet programi i emocioneve të forta dhe i të papriturave, por siç duket nuk do të ketë asnj

Shpeshherë ndodh që komentet në rrjete sociale të jenë më epike se vetë fotot apo videot e shpërndara.

Futbollisti i Arsenalit Mesut Ozil dhe aktorja turke Amine Gulse kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre në fejesë.

Këngëtari i njohur Bruno, pjesë e labelit “Three Dots”, është bërë nostalgjik, pasi ka publikuar një fotografi kur ka qenë fëmijë.

Çifti shumë i përfolur i showbizit Kim Kardashian dhe Kanye West janë prindër të fëmijëve North, 5 vjeçe, Saint, 3 vjeç, dhe Chicago, 11

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka publikuar në Instagram një video që të ëmbël të ëmijërisë së saj ku shfaqet duke folur

“Fëmija i Meghan Markle dhe princ Harry-it do të lind në prill ose në fillim të majit".