Florjan Binaj shuan zërat, tregon të vërtetën për largimin nga ‘Portokallia’ dhe ‘Top Channel’

Postuar: 12/07/2018 - 11:27

Kohët e fundit lëvizjet e personazheve të njohur të ekranit nga një televizon në tjetrin kanë qenë të bujshme. Për një lëvizje të mundshme është përfolur edhe aktori i “Portokalli”, Florjan Binaj.

Pak kohë më parë u tha se ai nuk do të ishte më pjesë e ‘Top Channel’ dhe po diskutonte të shkonte në një tjetër televizion. Madje është vënë re se ai nuk ka qenë i pranishëm as në turneun veror që “Portokalli” zhvillon në vende të ndryshme.

Megjithatë Flori ka vendosur t’u jap fund thashethemeve dhe të tregojë vetë të vërtetën. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ai ka thënë se në turne ka munguar për arsye personale, megjithatë në sezonin e ri do të jetë sërish i pranishëm, duke nënkuptuar se do të vazhdojë të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel’.

"Për të gjithë fansat e mi! Të dashur fansa të mi dhe të personazheve të mia… Duke u nisur nga pyetjet e shumta javën e fundit për mungesën time në turneun e ‘Portokalli’-së nëpër qytete, ju them se për arsye personale, unë nuk do jem gjatë këtij turneu në asnjë prej qyteteve ku do të zhvillohet. Gjithsesi vera kalon shpejt dhe sezoni i ri vjen për më pak se 2 muaj! Pushime të mbara të gjithëve! Ju dua shumë!", – ka shkruar aktori. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Rihanna gjithmonë i ka përqafuar rrënjët e saj në Barbados dhe tashmë ajo ka një titull të ri në vendin e saj.

   Rita Ora ka publikuar me videoklip këngën e re "Let you love me".

   Bebe Rexha shfaqet shumë elegante në rrugët e Parisit.

Këngëtarja e njohur nga Durrësi Zaimina Vasjari, para disa muajsh përjetoi një nga gëzimet më të mëdha në jetë.

DJ Sardi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Një vit pasi u pushua nga puna pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, këngëtari Klajdi Musabelliu e gjen veten në Itali, pikëris

Këngëtarja Elhaida Dani do të sjellë së shpejti një këngë të re në bashkëpunim me këngëtarin australian, Nathaniel.

Kanye West, bashkëshorti i Kim Kardashian ka vendosur që të paralajmërojë të gjithë meshkujt që përmendin gruan e tij.

   Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit e saj.