Moderatori i njohur i Top Channel, Alban Dudushi ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës teksa ka shoqëruar vajzën e tij tashmë të rritur, në mbrëmjen e minimaturës.

Ka qenë bashkëshortja e Dudushit, moderatorja Bieta Sulo e cila ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram këtë moment. "Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës",- shkruan ajo.

Albani është kombinuar me nuancat e ngjyrës blu, ndërsa e Joelle shkëlqen e veshur me një fustan ngjyrë rozë. Bieta dhe vajza e parë e moderatorit kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën dhe kjo dëshmohet edhe nga postimet e shpeshta të saj në rrjete sociale.