Princ Harry dhe aktorja Meghan Markle lajmëruan pak kohë më parë se dasma e tyre do të zhvillohet më maj dhe me siguri atë ditë e gjithë bota do t’i ketë sytë nga martesa mbretërore.

Por për aktoren amerikane kjo nuk do të jetë martesa e parë. Meghan ka qenë e martuar me Trevor Engelson, në vitin 2011 dhe dasma u zhvillua në Xhamajka ku nusja dhe dhëndri bënë një festë moderne.

Nusja kishte veshur një fustan bust, me gjoksin paksa të ekspozuar, dhe me një rrip me gurë në mes. Tani presim se çfarë fustani do të veshë Meghan më 19 maj.