Pas shkëputjes nga televizioni, moderatorja Marina Vjollca ka udhëtuar në vende të ndryshme të botës, bashkë me bashkëshortin Getoar Selimi.

Disa muaj më parë çifti ishte në SHBA ku takuan emra të njohur të muzikës ndërkombëtare, një prej të cilëve është reperi Tyga, ish i dashuri i miliarderes më të vogël në botë, Kylie Jenner.

Marina ka publikuar një foto në InstaStory ku shfaqet pranë reperit, ndërsa shkruan "throwback", duke treguar se takimi është bërë më parë.