Pasi e ndezi Prishtinën me koncertin e saj madhështor për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një dedikim të veçantë këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Teksa publikon një foto të saj, Berisha e quan Ritën mbretëreshën e festës së 10-vjetorit të pavarësisë.

Kujtojmë që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Rita Ora mbajti koncert në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, ku u shoqërua në skenë nga Sali Berisha në atë kohë kryeministër.