FOTO/ Si i kalojnë pushimet në Jug politikanët dhe ministret e Ramës

Postuar: 17/07/2017 - 12:32

Pas një muaji intensiv fushate për zgjedhjet për Parlamentin e Shqipërisë, erdhi momenti për pak relaks. Politikanët shqiptarë, kryesisht ata të majtë, kanë zgjedhur plazhin e Dhërmiut për t’u freskuar në fundjavat e temperaturave super të larta.

Kryesisht me familjet, por edhe me miq, ata janë fotografuar nga paparaci i gazetës “Panorama”, në relaks të plotë. Të majtët kanë fituar betejën e 25 qershorit dhe pushimet i kanë mëse të merituara, ndërkohë që të djathtët nuk na i zuri sytë asgjëkundi. Mesa duket, humbja e thellë, si dhe kriza e brendshme, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ka bërë që t’i vonojnë edhe pak pushimet.beqe

Në foto duket ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kryesonte listën e kandidatëve për deputetë në zonën e Dibrës. Ai arriti ta fitojë mandatin. Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela është parë së bashku me Beqajn dhe familjet e tyre, duke bërë plazh në Dhërmi.

Ish-ministret shfaqen në super formë në plazh

Në fillim drejtoreshë e QSUT-së dhe për pak javë ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk është një portret shumë i njohur, pasi ndenji pak si ministre. Ajo u zëvendësua me një nga ministrat teknikë të vendosur në paktin Rama-Basha. Por, paparacit nuk mund t’i shpëtonte.ogerta3

Ogerta ishte në Dhërmi fundjavën që lamë pas, së bashku me familjen e saj, fëmijët dhe bashkëshortin. Aty ajo është takuar dhe ka biseduar me shumë miq. Tashmë zonja Manastirliu do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si një nga deputetet e Tiranës.ogerta2

Nuk ka munguar edhe këtë verë, si gjithmonë, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Ajo nuk lë rast pa shkuar në Dhërmi, madje edhe kur ka qenë në muajt e fundit të shtatzënisë. Si gjithmonë elegante dhe në superformë, Klajda është parë në shoqërinë e nënës së saj dhe të mikeshave apo kushërirave.kljada

Nëse për Ogertën mund të ketë shumë shanse që të bëhet përsëri ministre, nuk mund ta themi të njëjtën gjë për Klajdën, e cila do të jetë deputete edhe këtë legjislaturë si pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së, por kjo forcë politike nuk do të jetë më pjesë e qeverisjes, kështu që nuk besojmë të kemi ministra nga LSI-ja në qeveri.

Sadri Abazi shfaqet trendy në plazh

Deputeti i Partisë Socialiste prej disa legjislaturash, i rikonfirmuar edhe në këto zgjedhje, Sadri Abazi, ka zgjedhur si shumë kolegë të tij që të pushojë në plazhet e Jugut. Edhe pse ka prejardhje nga Veriu, konkretisht Dibra, ai prej vitesh as nuk kandidon atje për deputet, por në Tiranë.sadri1

Dhe, mesa duket, as plazhet e Veriut nuk i preferon më. Paparaci ynë e ka kapur teksa rrinte me miq dhe ajo që të bie në sy, është pamja e tij si e një djaloshi të ri.sadri2

 

Bluzë moderne dhe kapele me strehë pas, bëjnë që Abazin ta shohim me sy tjetër. Në përgjithësi deputetët jemi mësuar t’i shohim me veshje shumë formale dhe kjo pamje është interesante dhe kurioze për ne.sadri3

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarja Ilva Tare feston ditën e sotme ditëlindjen dhe i gëzohet shumë urimeve që ka marrë.

Kur shikon personazhin tënd të preferuar shqiptar në televizion apo revista, është paska e vështirë të besosh se ato kanë qenë njerëz, që

Aktori grek Antinoos Albanis ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, ku e quajtën shqiptar.

   Me siguri nuk i ka shpetuar syrit tuaj aktori italian, Gabriel Garko.

   Intervista me kryeministrin Rama dhe ajo me ish-kryeministrin Berisha, për moderatorin Ermal Mamaqi janë dy nga më të realizuarat në “

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të rinj të humorit dhe ka rrëmbyer zemrat e gjithë publikut shqiptar me rolin e 'Kimikatit' në Porto

Vite më parë Bleona Qereti, paralajmëroi se do të publikonte një libër që tregonte për jetën e saj.

Deklarata e blogeres Armina Mevlani në “Kuthin e Piter Panit” se vjehrrit të saj, ish-kryeministrit Sali Berisha meriton t’ia lash këmbët

   Ai është një nga aktorët shqiptarë më të dashur për publikun.

   Këngëtarja e mirënjohur Elsa Lila është një prej talenteve më të njohura të Shqipërisë.