Xhixhi Bufon dhe Ilaria D’Amiko kanë marrë një vendim në lidhje me çështjen e fotografive të tyre në ishullin ku po kalonin pushimet. Një lajm që ka bërë shumë bujë në Itali. Galeria e fotove është në dorën e të përditshmes “Chi”, por çifti nuk është aspak dakord me këtë gjë dhe tanimë ka vendosur të ndjekë rrugët ligjore në dëm të gazetarit të ‘gossip’, Alfonso Sinjorini, kryeredaktor i revistës.

Çifti është shprehur, gjatë një komunikate, se do të ngrejë padi kundër revistës për fotografitë e publikuara. Bëhet fjalë për të mbrojtur imazhin personal dhe atë të fëmijëve të tyre. Imazhet nuk shfaqin në asnjë mënyrë atë që të tjerët kanë hamendësuar. Ilaria, ndërsa po qeshte, ka mbështetur kokën mes këmbëve të Xhixhit.