Melania Trump është vënë në qendër të kritikave të mediave amerikane dhe ironia e komentuesve në rrjetet sociale ka bërë xhiron e botës.

Këtë herë shkak i kësaj ‘antipatie’ ka qenë veshja e saj, ose më saktë shija e shtrenjtë e veshjes së saj.  Komentuesit janë shprehur se ajo nuk mund të flasë për uri e varfëri, ndërsa mban veshur një fustan që kushton sa rroga e një amerikani të thjeshtë etj.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dha një fjalim mbi bullizmin gjatë të mërkurës mbrëma duke përdorur edhe shprehje të tipit “asnjë fëmijë nuk duhet të ndihet kurrë i uritur” ndërsa mbante veshur një fustan të Delpozo i cili kushton 2,950 dollarë.