Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partneren e tij Herolinda, në fshehtësi dhe në një ceremoni larg qendrës së opinionit publik.

Të ftuar do të jenë familjarë, futbollistë dhe miq të ngushtë të futbollistit. Lenjani ka zgjedhur të jetë hermetik, duke mos postuar asnjë foto, por nuk i ka ka dalë dot. Një foto ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku çifti shfaqet duke kërcyer.