Interpretimi natën e ndarjes së çmimeve Oscar do të ishte vetëm fillimi i thashethemeve për një histori dashurie mes Bradley Cooper dhe Lady Gaga-s. I pasuar me ndarjen e të dyve nga partnerët e tyre, lajmi që po bën bujë këto ditë në mediat rozë është ai i një bashkëjetese të mundshme të aktorit me Lady Gaga-n. Fotografitë në të njëjtat shkallë ku u pa të dilte edhe Irina Shayk me valixhen e saj, pasi u nda nga Cooper, sipas të përjavshmes In Touch përforcojnë zërat se Gaga ka shkuar të jetojë në apartamentin e 44-vjeçarit në New York.

Bradley dhe Irina u ndanë rreth një muaj më parë, por duket se tashmë kanë rënë dakord edhe për kujdestarinë e vajzës së tyre 2 vjeç, e cila do të jetojë herë me të atin dhe herë me mamanë e saj, nisur edhe nga angazhimet profesionale që ata kanë. Pas ndarjes nga Cooper edhe Shayk ka nxitur thashetheme për një romancë të re, teksa është fotografuar pranë drejtorit kreativ britanik të Vogue, Alec Maxwell.