Reperi me origjinë shqiptare, Gashi po arrin sukses në industrinë ndërkombëtare muzikore. Ai është shumë aktiv në rrjete sociale ku dhe ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij personale. 

Gashi kërkon një të dashur por ka një kusht që nuk dihet nëse do ju pëlqejë vajzave.

"Kërkoj një të dashur që ta kuptojë se jam single,"-shkruan reperi.

Ndërsa më pas ndau edhe një mesazh për fansat.

"Janë kaq shumë njerëz që ju duan. Mos u fokuso tek ato që nuk të duan,"-shtoi Gashi.