Njerëzit që ndoqën ndarjen e çmimeve Oskar janë të bindur se Lady Gaga dhe Bradley Cooper janë të dashuruar në fshehtësi. Kjo gjë ka sjellë që e dashura e aktorit, Irina Shayk të bëhet tepër xheloze dhe të heqë nga ndjekëset në Instagram këngëtaren Lady Gaga.

Modelja dhe aktorja kanë qenë mikesha, por mesa duket nuk janë më. E njëjta gjë ka ndodhur edhe nga ana e këngëtares Lady Gaga. Edhe kjo e fundit nuk e ndjek më në rrjetin social Instagram modelen bukuroshe Shayk.

Thashethemet e botës së showbiz-it mesa duket e kanë prekur së tepërmi Irinën. Padyshim ka diçka pas gjithë këtye thashethemeve, por le të presim reagimin e tyre për të qartësuar më mirë situatën e miqësisë mes Lady Gagës dhe Irina Shayk.