Muzika dhe dashuria është ajo që i ka bërë bashkë Marsela Çibukajn dhe Vitmar Bashën.

Në shkurt të këtij viti, Marsela dhe Vitmar bënë publike lidhjen e tyre kur këngëtari tha se Marsela është motivi, shtysa, muza e albumit të tij, të titulluar “9”.

Të ftuar muaj më parë në një emision, dy këngëtarët folën përsa i përket jetës së tyre private. Të pyetur se kur ata do ta kurorëzojnë dashurinë tyre në martesë Vitmari u përgjigj: "Në pranverë".

 Por ndërkohë ndërhyri Marsela, e cila duke qeshur u shpreh:

"Mos thuaj kot. Tani unë si vajzë nuk mund të them se kur e kemi për t'u martuar sepse së pari i përket çunit (duke bërë me gisht nga Vitmari) me i propozu femrës. Kështu që presim propozimin dhe unazën dhe më pas caktohet data".

E mesa duket Vitmari i paska propozuar Marselës.

Në një intervistë për "Edicionin Veror", Eraldo Rexho i erdhi rrotull e rrotull një lajmi ekskluziv deri sa e tha më në fund.

 Marsela dhe Vitmari do të martohen dhe nusja do të jetë në kopertinën e Revistës Who, na e merr mendja me fustan të bardhë.