Aktori i humorit, Gazmend Paja, ka kurorëzuar sot në datën 1 qershor, dashurinë e tij, me të “bukurën e dheut” siç e quan ai, Ira Istrefi.

Çifti ka kryer celebrimin në tarracën e Bashkisë së Tiranës, nën udhëheqjen e Erion Veliaj, tepër të lumtur për këtë rrugëtim jete që do të nisin së bashku, tashmë si burrë e grua.