George Clooney dhe gruaja e tij Amal u janë bashkuar të famshmeve që kanë dhënë donacione të ndryshme, për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

George dhe Amal Clooney kanë dhënë 10 milionë dollarë për një organizatë që mbron të drejtat e imigrantëve si dhe të fëmijëve të vegjël, në mes të gjithë këtij zëmërimi kundër qeverisë së Donald Trump që ka ndarë familjes që kanë kaluar kufirin ilegalisht.

“Do të vijë një moment kur fëmijët do të pyesin. A është e vërtetë që shteti ynë ka ndarë fëmijë nga prindërit e tyre, dhe prindërit e tyre nga fëmijët e tyre dhe i ka dërguar në qendrat e burgimit? Dhe kur ne të ju themi se po, ne i kemi dërguar fëmijët në qendrat e burgimit, do të na pyesin se çfarë kemi thënë, çfarë kemi bërë, çfarë pozicioni kemi marrë. Nuk mund të ndryshojmë politikat e qeverisë, por mund të ndihmojmë të i mbrojmë viktimat e saj” ka thënë çifti i famshëm hollivudian në një komunikatë.