Sezoni që kaloi, do të mbahet mend padyshim për dasmat VIP të cilat morën vëmëndjen e të gjithëve.

Dasma e fundit, ishte ajo e 10 shtatorit ku moderatoja Marina Vjollca kurorëzoi me martesë lidhjen disavjecare me reperin nga Kosova, Getoar Selimi.

Ceremonia martesore, u zhvillua në një resort në Gjirin e Lalzit me shumë të ftuar VIP e të afërm.

Tashmë me statusin “i martuar”, në postimet e fundit në Instagram, Geti publikon disa foto të ceremonisë, nëpërmjet të cilave falenderon të gjithë ata që ishin prezent në ditën më të rëndësishme të tij dhe bashkëshortes, Marina.

"Faleminderit Zotit ,familjeve dhe juve që ishit pranë nesh në keto momente shumë të rëndesishme dhe të paharrushme për ne”,-shkruan Geti bashkangjitur fotove nga dasma.