Getoar Selimi ose siç njihet ndryshe me pseudonimin Ghetto Geasy po shijon pushimet e tij në Miami, së bashku me bashkëshorten e tij Marina.

E teksa ndodhet për relakx, reperi njofton se së shpejti do të sjellë projektin e tij të ri.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Getoari me një foto të publikuar ku shkruan: ‘MMV- Ghetto Geasy Më datë : 28.09.2018 ora 19:00’.

Është ky një ndryshim i reperit i cili lajmëroi projektin e ri me emrin e tij nën pseudonimin MMV.

“Ma i madhi n’Ven” më parë ishte bërë album, por tashmë kënga e re “Ghetto Geasy” duket se simbolizon tjetër epokë të re të reperit që tash e tutje do të quhet MMV.

I konsideruar si ndër më të mëdhenjtë e hip hopit ndër vite, ai u ka mbijetuar gjeneratave duke qëndruar në hap me kohën.

MMV klipin e ka paralajmëruar për 28 shtator në ora 19:00.

Videoklipin e ka punuar produksioni “Mojo”.