Getoar Selimi ka zbuluar publikisht anëtarin më të ri të familjes!

Bëhet fjalë për Krenar Çoçajn, të dashurin e shumëpërfolur të moderatores Luana Vjollca. Reperi kosovar ka shpërndarë një foto bardhezi në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet krahas baxhanakut të tij Krenar Çoçaj, duke buzëqeshur buzë liqenit Como në Itali.

Dy baxhanakët ishin të ftuar me partneret e tyre, në kurorëzimin e dashurisë së Sara Hoxhës me Ledion Liçon në Itali. 

Mesa duket, Geti dhe Krenari kanë lënë pas problemet e së shkuarës për hir të familjes. Në vitin 2012, Ledri Vula akuzoi Krenarin se e kishte sulmuar, pasi i kishte zënë rrugën me makinë. Sipas Ledrit, Krenari së bashku me një tjetër person e goditën me hekur në shpinë dhe në kokë. Dëshmitar i këtij sherri ishte reperi Getoar Selimi, i cili dëshmoi kundër Krenar Çoçajs në Gjykatë.