Gibson e Penn në një film

20/03/2019 - 19:35

Për herë të parë bashkë në një film dy nga ikonat më të dashura të kinematografisë botërore. Mel Gibson dhe Sean Penn sjellin në ekranin e madh një histori të vërtetë dhe jo shumë të zakonshme, atë të shoqërisë mes një filologu britanik James Murray, dhe një vrasësi të mbyllur në një spital psikiatrik për kriminelët me çrregullime mendore. Gibson vjen në rolin e profesorit James Murray, të cilit ju besua të përpilojë fjalorin e parë anglez në vitin 1857.

Për ta bërë këtë, ai vendosi të ftojë njerëzit e zakonshëm të dërgojnë sa më shumë fjalë me anë të postës. Në një moment kur e sheh veten në një rrugë pa krye, mer një letër nga william Chester, i interpretuar nga Sean Penn, i cili i dërgon mijëra fjalë thelbësore për përpilimin e fjalorit.

Këtu fillon edhe aleanca e pazakontë që më pas shndërrohet në një miqësi të mrekullueshme. Filmi ishte gati që në 2017, por Mel Gibson dhe ‘Icon Productions’ janë në luftë ligjore kundër një investitori tjetër, Voltage Pictures, mbi atë që do të jetë versioni përfundimtar i filmit dhe për ditët shtesë të xhirimeve, duke e lënë enigmë datën e publikimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditët e fundit, këngëtarja Lady Gaga ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi aludohet se është shkaku që marrëdhënia mes Irina Shayk dhe Bra

Adele nuk e ka fshehur asnjëherë që është një superfanse e Spice Girls dhe nuk mund të mungonte në koncertin e tyre të fundit në stadiumi

Janë bërë tri vjet që kur Angelina Jolie njoftoi se ajo dhe Brad Pitt ishin ndarë pas 12 vjetësh së bashku, përfshirë dy vjet martesë.

Këngëtarja shqiptare Lindita Halimi është martuar me reperin e njohur me ngjyrë Big D, i cili është edhe menaxheri i saj.

Është padiskutim një nga reperët më të suksesshëm shqiptar, por duket se Ledri Vula ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave të huaja.

Aktorja Bella Thorne ka vendosur t’i përballojë kërcënimet per fotot nudo në një mënyrë ndryshe: i parapriu duke i postuar vetë ajo.

Bebe Rexha dhe Ava Max janë dy këngëtare me origjinë shqiptare që po korrin sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Këngëtarja e famshme, Rita Ora është shfaqur shumë seksi dhe provokuese në rrugët e Londrës.

Edhe pse e shkëputur nga ekrani prej kohësh, moderatorja bukuroshe Marina Vjollca është mjaft aktive në rrjete sociale.