12/09/2019 - 13:12
Prej disa muajsh, Dua Lipa ka nisur një romancë me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.
Çifti është bashkë kudo dhe janë filmuar shpesh në momente intime, ndërkohë që burime pranë tyre tregojnë se Dua dhe Anwar kanë vendosur të bashkëjetojnë.
Dua ia ka prezatuar të dashurin familjarëve të saj dhe po ashtu ka bërë dhe Anwar, madje dy motrat e tij, Bella dhe Gigi kanë simpati për këngëtaren.
Së fundmi, Gigi ka publikuar në Instastory një foto të çiftit dhe krahas shkruan: “Ok, i dua kaq shumë këta të dy”- duke treguar se shkon shumë mirë me Duan dhe e mbështet lidhjen e tyre.
/portali DurresLajm/
