Gigi Hadid rrëfen sfidat e adoleshencës, kur kujdesej për tre familjarët e sëmurë

08/02/2019 - 14:47

Bella, Anwar dhe Yolanda Hadid kanë folur hapur për betejën e tyre me sëmundjen “Lyme”. Modelja Gigi ishte e vetmja, e cila nuk është e prekur nga kjo sëmundje dhe gjatë adoleshencës së saj duhej të kujdesej për nënën, të motrën dhe vëllain.

Në një intervistë për revistën "Elle", Gigi ka thënë: "Të rritesha në një familje ku të tre pjesëtarët ishin të sëmurë më bëri shumë të pavarur. Nëna ime nuk mund të drejtonte makinën ose të çohej nga shtrati për disa ditë, kështu që unë çoja vëllain në shkollë ose përgatisja drekën. Por ndihesha edhe disi fajtore që isha e vetmja në familje që nuk mund t’i kuptonte atë që po kalonin. Është e vështirë kur e gjithë familja është duke vuajtur dhe ti nuk e di çfarë të bësh."

Sëmundja “Lyme” është një virus bakterial që shfaqet në formën e njollave të kuqe në lëkurë, si dhe shkakton kruarje të shpeshta. Në një formë më të avancuar, pasojat e saj arrijnë deri në humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë e lartë, si dhe probleme me zemrën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Elvana Gjata ka zbuluar një surprizë për të gjithë fansat e saj, gjatë një interviste ekskluzive me Alaudin Hamitin në Klan Kosova.

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi mori vëmendjen e të gjithë mediave para disa muajve kur një fanse e tij publikoi imazhe me të.

Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi është bërë nënë për herë të dytë.

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën këngëtarit të muzikës popullore nga Serbia, Saban Sauliq.

Në kuadër të të gjitha urimeve për pavarësinë e Kosovës,  është bashkangjitur dhe urimi i moderatorit të njohur Sokol Ballës.  Ndryshe ng

Duket se ende nuk janë shuar tensionet mes kunatave mbretërore angleze Kate Middleton dhe Meghan Markle, aq sa bashkëshortët e tyre respe

Një prej reperëve shqiptar me famë në tregun gjerman do të jetë pjesë e turneut të artistes së famshme Nicki Minaj.

Këngëtarët Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë çifti më i ri i showbizit shqiptar.