Oni Hysenbelliu është padyshim një nga meshkujt shqiptarë më të komentuar në media. Oni tërheq kryesisht vëmendjen për shkak të jetës luksoze që bën.

Ndërsa së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Thumb”.  Mes të tjerash ai ka treguar se si është përfshirë në një sherr për një femër në lokal.

“Kur kam luajtur me ekipin e Partizanit dolëm gjithë bashkë për ditëlindjen time. Të gjithë ishim veshur me këmisha me papion. Një moment një person u bë xheloz se e dashura e tij shikonte nga ne, por ne nuk e shikonim. Një budallik se kur ti nuk mban dot atë që ke në krah, merru me të jo me djemtë e huaj. Ky mori lëshoi një karrige, por ajo karrige doli huq. Ne shkuam ta godisnim. Një shoku jonë gabimisht doget bodygardin e klubit, pastaj ky iku me vrap. Ndodhi sherr mes nesh dhe bodygardit, erdhi policia”, tha Hysenbelliu.