Greta Koçi nxjerr mesazhet: Si më ngacmoi futbollisti i Kombëtares

23/09/2018 - 08:12

Këngëtarja Greta Koçi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan. Edhe pse është gjithnjë tejet e rezervuar për jetën private, këngëtarja tregoi në “Xing” se mjaft futbollistë të Kombëtares Shqiptare e kanë ngacmuar. Ajo zbuloi mesazhet me njërin prej tyre, pa treguar emrin e tij.

Ermal Mamaqi: Ke marrë ndonjë propozim nga këta futbollistët e Kombëtares?

Greta Koçi: Po, kam marrë.

Ermal Mamaqi: Kush të ka propozuar nga Kombëtarja?

Greta Koçi: Në fakt më kanë shkruar disa, por ka raste që unë iu përgjigjem me dashamirësi. Do të tregoj një rast nuk do them emër.

Ermal Mamaqi: Strakosha të ka propozuar, se e kemi nga departamenti i Xing-ut?

Greta Koçi: Jo jo. Po të tregoj për këtë futbollistin. Më shkruan dhe unë duke qenë se e pashë që ishte person publik i thash faleminderit. U mbyll ajo bisedë. Pas një muaji nga ora 10 e 30 e natës më shkruan ky dhe më thotë që kishte ardhur në Tiranë dhe ishte në një restorant që ka edhe hotel. Dhe unë i kthehem duke i thënë: Shumë mirë ke bërë, Tirana është e të gjithëve.

“A po vjen dhe ti” ma kthen ai. Dhe unë i them: Përse të vi? Ke nevojë për ndonjë ambulancë, je sëmurë, të është prishur makina, të njoftoj policinë?

Dhe ai i shtangur për shumë orë s’më ktheu përgjigje. Por më pas më shkruan: Më fal, ndoshta jemi keqkuptuar, por se kisha në sensin e keq.

Besoj ai atë përgjigje se kishte marrë më përpara dhe prandaj u kujtua të më shkruante pas disa orësh. Nuk është vetëm ky rast, ka shumë të tjerë edhe nga fusha të tjera që shkruajnë./tvklan.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Para pak kohësh, kryefjala e mediave ishte sfida e dietës 10-ditore, e cila u nis nga Jennifer Lopez dhe partneri i saj Alex Rodriguez. 

Pasditen e djeshme të ftuar në emisionin “Rudina” ishin gazetarët e njohur Olti Curri, Iva Tiço dhe Enxhi Lula për të folur për temat më

Gazetaret Iva Tiço dhe Enxhi Lula, si dhe blogeri Olti Curri të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan folën për performancën e Elvana Gj

Flori po vjen në një këngë në bashkëpunim me Fifin.

"Kylie Cosmetics" bëri një ulje çmimesh për linjën e buzëkuqeve që krijoi me shoqen e saj Jordyn, pasi doli skandali i tradhtisë me Trist

Historia e tyre është më e komentuara e momentit në median shqiptare dhe shtypin rozë! 

Dua Lipa po përjeton periudhën e saj më të mirë.

Aktori amerikan Jussie Smollett është arrestuar në Çikago pasi u akuzua për një kallzim të rremë.

Moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër për herë të parë mbrëmjen e djeshme.

Një ndër çiftet me të njohura kosovare janë bërë prindër sot për herë të parë