Teksa mbrëmjen e djeshme zhvillohej protesta e opozitës, ku ishin mijëra persona në shesh, te Hotel Rogner, shumë pranë protestës, martohej motra Grida Dumës, ish-deputetes së PD-së.  Disa pamje me dron tregonin se në hotelin “Rogner” po zhvillohej një dasmë. Tavolinat elegante rreth pishinës dhe personat që lëviznin ranë shumë në sy nga pamjet me dron.

Mësohet se mbrëmë u martua Greis Duma me Alirion Lirin dhe dasma pati rreth 200 të ftuar. Greis, motra e ish-deputetes Grida Duma, ka studiuar dhe jetuar në SHBA por vendosi që dasmën ta bënte në atdhe, ku nuk mungoi as muzika tradicionale e Shqipërisë së mesme.

Grida Duma shfaqet në dasmën e së motrës me një fustan të zi elegant që i nxjerr në pah dekoltenë.