Moderatorja Elita Rudi dhe këngëtari Gjiko kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë mes shumë VIP-ash të ftuar, të cilët ishin të veshur mjaft bukur.

Në mesin e të ftuarve ishte dhe Ermal Fejzullahu me bashkëshorten dhe ajo që ra më shumë në sy ishte se Ariana kishte veshur në dasmë atlete.

Ajo kishte menduar për rehatinë e saj që në shtëpi, përpara se të nisej për në dasmën e Elitës dhe Gjikos. Me fustanin e saj të kuq shumë gala, Ariana ka menduar duke qenë se nuk shihen këpucët, të veshë një palë atlete.

Ajo zgjodhi që në dasmën e çiftit të famshëm të showbiz-t shqiptar të shkojë trendy, ndryshe nga të tjerat, por njëkohësisht të kërcejë sa të dojë pa ndjerë dhimbje takash në këmbët e saj.