Songul Oden është aktorja turke e njohur për publikun shqiptar për rolet e saj në serialet “Gymysh” dhe “Shtëpiake të dëshpëruara”. Prej kohësh aktorja ka treguar se është e vetmuar dhe shumë e trishtuar sepse nuk ka një partner që mund ta bëjë të lumtur.

Por nisur nga një foto e postuar nga ajo vetë, mediat turke njoftuan se tashmë vetmia e saj ka marrë fund dhe aktorja është në një lidhje me aktorin 74-vjeçar amerikan, Kevork Malikyanin.

Ky lajm qarkulloi pasi Songul duke shumë e lumtur në foton kompromentuese  duke u parë në sy me amerikanin që të linte përshtypjen e një romance. Por Oden ka mohuar lajmet duke sqaruar se janë vetëm miq, dhe lidhja e pretenduar nuk ekziston.

“Në lidhje me lajmet e ditës së sotme, më duhet të reagoj ashpër ndaj mediave që e trilluan këtë lajm. Unë nuk jam në një lidhje me Malikyanin, ai është mik i imi dhe nuk ka asgjë mes nesh”, ka deklaruar 39-vjeçarja, shkruan Story.al.